KUJDESI I FLOKËVE
Plotësoni rutinën tuaj
-
LARËS VAJOR
-
LARËS UJOR
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
ESENCË
-
SERUM
-
KREM HIDRATUES
-
MASKË
-
PËRKUJDESJE PËR SYTË
-
MBROJTJE NGA DIELLI










EKSKLUZIVISHT NË KORAL SECRETS
CENTELLIAN24+ Madeca Prime Madeca Max
CENTELLIAN24+ Madeca Prime Max është pajisja premium e kujdesit të lëkurës që sjell në shtëpi rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale estetike, falë teknologjisë me mikro-rrymë 3-në-1. Zhvilluar nga marka derma-kozmetike e besuar CENTELLIAN24+, kjo pajisje inovative punon për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të rritur ndjeshëm përthithjen e serumeve dhe kremrave, si dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje sa më rinore.
Prime Max ofron tre modalitete të specializuara, secili i krijuar për t’u fokusuar në problematika të ndryshme të lëkurës:
Modaliteti me dritë të kuqe: ndihmon në eksfolim të butë dhe përmirësim të teksturës së lëkurës.
Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule
Përmban 20% Toning Complex™ , një formulë e fuqishme që ndihmon në zbutjen e hiperpigmentimit dhe rregullimin e prodhimit të melaninës, duke bërë që lëkura të duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme. Ndërsa, përbërësi inovativ milk exosomes në formulë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kombinimi i acidit tranexamik dhe acidit ascorbik (Vitamina C) stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e shenjave të moshës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në minimizimin e poreve, përmirëson strukturën dhe teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar
*30ml
Modaliteti me dritë blu: rrit ndjeshëm përthithjen e produkteve duke krijuar mikro-kanale të imëta në lëkurë për depërtim më efektiv.
Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
Përmban 250,000 ppm Kompleksi HYA10 i përbërë nga 10 lloje të acidit hialuronik për hidratim të thellë të lëkurës. Kjo ampulë përmban gjithashtu përbërësin ekskluzivë të acidit hialuronik të Dongkook Pharmaceutical, për të hidratuar thellësisht lëkurën e thatë deri në 120 orë.
*30ml
Modaliteti me dritë rozë: forcon elasticitetin dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të tonifikuar.
Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Përmban 300,000 ppm kompleks PDRN, kolagjen të hidrolizuar dhe elastinë për të promovuar një pamje më të fortë të lëkurës. ADN-ja e nxjerrë nga salmoni, përbërësi kryesor aktiv që gjendet në ampulën PDRN Firming Boosting, ndihmon në promovimin e rigjenerimit të indeve, përmirëson strukturën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës dhe redukton inflamacionin. PDRN gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të fibroblasteve, të cilat janë qeliza përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rezultuar në rritjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
*30ml
KËSHILLË: Për personat me lëkurë sensitive do ju sugjeronim që të filloni me modalitetin e dritës blu për të testuar reagimin e lëkurës, pastaj kaloni gradualisht në dritën e kuqe dhe rozë.
Përdorimi
- Filloni duke pastruar fytyrën me një pastrues të butë për të hequr çdo papastërti ose makeup.
- Fillimisht zgjidhni modalitetin me dritë të kuqe dhe aplikojeni në lëkurë duke e lëvizur pajisjen ngadalë.
- Më pas zgjidhni serumin ose ampulën tuaj të preferuar dhe aplikojeni në fytyrë apo në zonën e qafës/dekoltesë.
- Lëvizni pajisjen ngadalë mbi fytyrë dhe qafë duke ndjekur linjat natyrore të fytyrës. Shmangni zonat e ndjeshme si rreth syve.
- Përdorni pajisjen për 5-10 minuta në çdo sesion. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi 2-3 herë në javë.
- Pas çdo përdorimi, pastroni pajisjen me një leckë të butë dhe të pastër për të hequr çdo mbetje produkti.
Marka
Centellian 24 është një markë derma-kozmetike që ofron zgjidhje inovative dhe efektive të kujdesit të përditshëm të lëkurës bazuar në teknologjinë shkencore të lëkurës të Dongkook Pharmaceutical e zhvilluar për më shumë se gjysmë shekulli; që nga viti 1968. Ne shfrytëzojmë fuqinë shëruese të centella asiatica dhe ekspertizën tonë në shkencën e lëkurës për të zhvilluar produkte për të riparuar lëkurën tuaj dhe për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rinore për 24 orë në të njëjtën kohë.

